29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov me apel për qytetarët e Maqedonisë: Mos udhëtoni

 

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp pas ministrit Venko Filipçes, ju bëri apel qytetarëve të mos udhëtojnë jashtë Maqedonisë.

“Shfrytëzoj rastin t’ju bëj apel qytetarëve që të mos udhëtohet. Shtetet tjera marrin vendime të pavarura dhe nuk dihet se kur i bllokojnë kufijtë. Ka avio-kompani që anulojnë fluturimet andaj mos udhëtoni”, tha Nikolla Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai gjithashtu ju bëri thirrje qytetarëve që jetojnë përkohësisht jashtë Maqedonisë të mos vinë gjatë kësaj peridhe për shkak të rrezikut nga përhapja e coronavirusit.

Dimitrov shpjegoi se prioritet i MPJ-se janë qytetarët që ndodhen jashtë Maqedonisë dhe nuk kanë banim tjetër dhe ndodhen në aeroporte dhe se ka disa raste në Vjenë, Zagreb, një çift në New York dhe familje me fëmijë të vogël.

“Do të bëjmë gjithçka që mundemi të organizojmë që ata të kthehen në shtëpi, megjithatë dua të them se ne nuk kemi kontroll ndaj kufijve të shteteve të treta”, tha mes tjerash Dimitrov./Telegrafi/

Të fundit