20/04/2024
10.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Nuk ka Evropë stabile dhe të suksesshme pa integrim të tërësishëm të Ballkanit Perëndimor

(MIA) – Nga takimi i sotëm në Selanik është dërguar porosi e madhe se nuk mund të paramendohet Evropa e plotë, stabile dhe e suksesshme pa integrim të tërësishëm të Ballkanit Perëndimor, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në deklaratë për mediumet në margjinat e konferencës “Prej Selanikut deri në Zagreb”.

“Një porosi e madhe, potencoi, deri te pjesa tjetër e Evropës – Evropa e plotë, stabile, e suksesshme dhe në paqe nuk mund të paramendohet pa integrim të tërësishëm të Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është thirrje, në pajtim me konkludimet nga Këshilli evropian tetorin e kaluar, që të merren vendime për negociatat aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë para Samitit në Zagreb”, deklaroi Dimitrov pas përfundimit të sesionit të takimit të Selanikut, i quajtur “Përparimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor: Sfidat aktuale dhe perspektivat”.

Dimitrov theksoi se konferenca e sotme ministrore është shumë simbolike, pasi mbahet në Selanik 17 vite pas Samitit të parë në këtë qytet në vitin 2003, kur Evropa i premtoi Ballkanit se ardhmëria e tij është së bashku në BE.

“Simbolikisht është se jemi në qytetin e njëjtë në disa muaj para Samitit në maj në Zagreb, prej të cilit kemi pritje të mëdha dhe kjo në njëfarë mënyre është urë dhe përkrahje e rëndësishme nga fqinjët, të cilët janë pjesë e BE-së – Greqia, Bullgaria, Rumania, Sllovenia, Kroacia dhe Italia”, shtoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Ai vlerësoi se takimi i sotëm është i dobishëm pasi në të ndërtohet ndjenja e unitetit në rajonin tonë mes vendeve tël cilat tanimë janë anëtare të BE-së dhe ato të cilat ende nuk janë, me ç’rast iu falënderua shefit të diplomacisë greke Nikos Dendias për organizimin dhe idenë për mbajtjen e këtij takimi.

Konferenca në Selanik vazhdon me drekë pune të pjesëmarrësve, ku do të bisedohet me temë “Ballkani Perëndimor në Evropë: Rruga përpara”. bsh/

Të fundit