19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dimitrov: Vendimi për hapjen e kufijve varet nga ajo se si do të vijojë epidemia

Vendimi për hapjen e kufijve varet kryesisht nga dy faktorë – së pari ajo që po ndodh në vend, pardje patëm 33 të infektuar të rinj, dje pati rënie. Kështu që shumë do të varet nga ajo që do të ndodhë në vend dhe kjo do të ndikojë në vendimin tonë për të hapur kufijtë. Së dyti, në momentin kur hapen kufijtë, hyjmë në një fazë në të cilën mbyllen të gjitha masat deri më tani, po hyjmë në një fazë të re, sepse kemi një fluks të vazhdueshëm, deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ai në ngjarjen para platosë së Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” me rastin e Ditës së Evropës, informoi se para dy ditësh kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm grek, Dendias, i përqendruar kryesisht në planet, parashikimet, bashkëpunimin rajonal për hapjen e kufijve dhe masat lehtësuese dhe shtoi se planifikon të zhvillojë një seri bisedash telefonike edhe me kolegët e tjerë të rajonit javën e ardhshme.

“Mundet të gjithë të mblidhemi në një konferencë, sepse ai hap – hapja e kufijve duhet të koordinohet në mënyrë që të ketë kuptim. Ndjesia ime është që të gjithë po planifikojnë, por kanë një hezitim për periudhën e saktë, kur është data e saktë”, tha Dimitrov.

Duke u përgjigjur pyetjes në lidhje me testet e detyrueshme gjatë hyrjes në vend, Dimitrov theksoi se kjo do të duhet të diskutohet dhe se duhet të kemi një sistem të vetëm të komunikimit dhe lëvizjes.

“Nëse një vend kërkon teste dhe një vend tjetër jo, zinxhiri ndërpritet, kështu që ne absolutisht duhet të koordinohemi dhe të diskutojmë, ndër të tjera, për atë”, shtoi Dimitrov.

Kryeministri Oliver Spasovski në një prononcim për mediat, lidhur me hapjen e kufijve, tha se ata kanë një plan në lidhje me të gjitha aktivitetet që zhvillohen dhe çfarë duhet të merren si masa në periudhën në vijim.

“Nuk do të varet vetëm nga vendi ynë, do të varet nga të gjitha vendet e rajonit. Unë ende mendoj se duhet të qëndrojmë këtu dhe të mos lejojmë hyrjen në Republikën e Maqedonisë së Veriut derisa nuk dëshmohet në numër edhe në vendet e rajonit edhe brenda tek ne që me të vërtetë kemi një ulje të epidemisë brenda kornizës që mund të lejojë hapjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Dëshira jon është ta bëjmë atë sa më shpejt që të jetë e mundur, por varet nga të gjithë ne. Sa më shumë që të gjithë veprojmë së bashku seriozisht dhe me përgjegjësi ndaj kësaj krize, aq më shpejt do të përfundojnë të gjitha këto masa dhe do të kthehemi në normalitetin që na pret”, tha Spasovski. shk/

Të fundit