25/04/2024
6.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Diplomati i Koresë së Jugut pretendon se Kim Xhong-un është në komë dhe se motra e tij ka marrë pushtetin

Diplomati i Koresë së Jugut, Çang Song-min pretendon se lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un është në gjendje kome dhe se motra e tij ka marrë kontrollin mbi Korenë e Veriut, transmeton gazeta britanike “Dejlli Mejl”.

Ish ndihmësi i presidentit të ndjerë të Koresë së Jugut, Kim Dae Jung pretendon se Koreja e Veriut po fsheh të vërtetën për shëndetin e përkeqësuar të drejtuesit të saj dhe thotë se me aq sa ai e kupton, “udhëheqësi i Koresë së Veriut është në gjendje kome”.

Çang për mediat lokale deklaroi se motra e Kimit, Kim Jo-xhong është në pozicion të merrte përsipër disa nga autorizimet e vëllait të saj.

Çang Song-min e pohon këtë edhe pse media e Koresë së Veriut, të enjten publikoi foto që dëshmojnë se Kimi mori pjesë në mbledhje të Qeverisë.

Spekulimet për gjendjen shëndetësore të Kimit po rriten për shkak të mungesës së paraqitjeve të tij publike këtë vit, transmeton “Dejli Mejl”. bs/fab

Të fundit