29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Disa lagje të Tetovës tashmë tre ditë pa ujë

Banorët e disa lagjeve në Tetovë tre ditë përballem me ndërprerje 24 orëshe të furnizimit me ujin për pije. Bëhet fjalë për pjesët më të larta të qytetit të cilat janë më të goditura nga defekti dhe restriksionet e vendosura këto dy ditë.

Nga ndërmarrja publike komunale “Tetovë” informojnë se pas zbulimit të defektit rrugës drejt vendit malor Leshnica, sot tashmë dërgojnë dy tuba të reja të cilat duhet të vendosen me qëllim që të vazhdojë furnizimi me ujë nga lumenjtë malor në suaza të sistemit të ri të furnizimit me ujë. Bëhet fjalë për pjesën malore nga fshati Bozovce në kilometrin e gjashtë drejt Leshnicës.

“Vërtetuam se duhet të vendosen tuba të ri me gjatësi prej 60 metra. Për shkak të rëshqitjes së tokës, një pjesë e tubacionit është prerë dhe ka rënë në thellësi prej 4,5 metra. Tubacioni i ujit është vendosur në thellësi prej 1,5 metra deri në 1,7 metra thellësi. Bëhet fjalë për gërmim të kanalit me gjatësi prej 60 metra ku duhet të vendosen tubat e ri. Njëherit duhet të sillen edhe tuba nga qyteti deri në vendin malor, që vetvetiu është sfidë dhe vështirësi”, sqaron Lulzim Shaqiri, udhëheqës i njësisë së punës në “Ujësjellës dhe kanalizim”.

Ai potencon se bëhet fjalë për vend malor të rrezikshëm ku në rrezik vihen edhe jetët e të punësuarve. Bëhet fjalë për vend me dëborë dhe paraqitje të rëshqitjeve të tokës.

Rrjeti i ujësjellësit ka vetëm 200 litra ujë në sekondë që për qytetin nuk është e mjaftueshme. Nga ato sasi, 140 litra janë nga sistemi i vjetër i furnizimit me ujë, dhe 60 të tjerët nga katër puset e qytetit. Nëse sanohet defekti nga ky sistem i ri i furnizimit me ujë, do të ketë 150 litra ujë më tepër në sekondë. (Zhurnal.mk)

Të fundit