25/04/2024
6.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Diskriniminimi, fushatë për ngritjen e vetëdijes | VIDEO

Komisioni i parandalimit dhe i mbrojtjes nga diskriminimi në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, ka filluar fushatën për të ngritur vetëdijen tek qytetarët për të denoncuar rastet e diskriniminimit. Në pikën e improvizuar në sheshin e qytetit të Tetovës qytetarët kanë patur rastin që të parashtrojnë pyetje lidhur me punën dhe mënyrën e denoncimit të diskriminimit. Nga ky komision thonë se qytetarët e Tetovës shumë pak denoncojnë raste të diskrinimimit. Gjithsej në këtë komision këtë vit kanë arritur 171 denoncime nga qytetarë dhe organizata, raporton Televizioni Koha.

“Më shumë qytetarët ankohen për vendet e punës dhe të drejtën e marrëdhënieve të punës,apo qytetarët më shumë ankohen për diskriminim në vendin e tyre të punës, qoftë në apsektin etnik, politik, përkatësisë politike, gjinisë, orientimit seksual dhe kështu me radhë. Në vendine dytë janë, marrja e shërbimeve publike, që do të thotë, qasja në transport publik, shërbime shëndetësore, pishinave të hapura e kështu me radhë. Për fat të keq në Tetovë kemi marrë vetëm dy parashtresa për të cilët ne nuk jemi competent të vendosim, që do të thotë se ndoshta qytetarët e Tetovës nuk janë të njohur me punën tonë, ose nuk e njohin diskriminimin, prandaj dhe një nga arsyet është se pse jemi këtu që ta afrojmë punën tonë tek qytetarët”, tha Ismail Kamberi, zëvendëskryetar i Komisionit të parandalimit dhe i mbrojtjes nga diskriminimi, shkruan Televizioni Koha.

Në ndërkohë, nga pushteti lokal në Tetovë thonë se duhet që më shumë të punohet në drejtkm të informimit të qytetarëve për të drejtat e tyre.

“Fillimisht dua të them që qytetarët duhet të jenë mjaftueshëm të informuar që ekzistojnë trupa të këtilla brenda strukturave të autoriteteve të pushtetit lokal, por jo vetëm, çdo instituicion duhet të jetë i përgatitur për këtë strukturë të kësja natyre që ka të bëjë me parandalimin e diskriminimi, qoftë me barazinë gjinore, etnike, fetare racore dhe tjera” tha Besa Kadriu, këshilltare në komunën e Tetovës, njofton Televizioni Koha.

Procedura për parashtrimin e denoncimit është shumë e thjeshtë, njoftojnë nga ky komision me qëllim që çdo qytetarë të mund të denoncojë diskrinimin duke e përshkruar ngjarjen, formën, apo mënyrën në të cilët I është bërë diskriminimi, qoftë nga ndonjë institucion apo individ. Procedura për parashtrimin e diskriniminimit është pa pagesë.

Urim HASIPI / Tv Koha

 

 

 

Të fundit