29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Diskutim publik për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas në mjedisin rural

Me rastin e 15 tetorit- Ditës ndërkombëtare të gruas rurale që tradicionalisht e organizon Federata kombëtare e fermerëve, Rrjeti për zhvillim rural dhe Organizata suedeze për zhvillim We Effect sot do të mbajnë diskutim publik “Pronësia e tokës bujqësore dhe prona- sfidë për gruan rurale”. Qëllimi i ngjarjes është të diskutohen sfidat dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të gruas në mjedis rural.

Në shënimin e kësaj dite, e cila ka për qëllim të theksojë rolin e gruas mbi zhvillimin e bujqësisë dhe mjediset rurale do të marrin pjesë gra nga mjediset rurale si dhe përfaqësues të institucioneve shkencore, arsimore dhe tjera të cilat bashkëpunojnë me popullatën rurale.

“Gratë në mjediset rurale janë të padukshëm, të margjinalizuar dhe të lënë të luftojnë me ekzistencën. Rreth 64 për qind e grave në mjediset rurale nuk janë aktiv në treg për shkak të angazhimit në amvisëri dhe kujdesit për fëmijët, ndërsa 47 për qind nga gratë e papuna në mjedise rurale kryejnë punë pa pagesë në fermat familjare. Vetëm 5 për qind e grave rrallë paraqiten si bartës të pronës dhe tokës bujqësore. Shumica e tyre nuk i perceptojnë këto praktika dhe tradita si diskriminuese”, theksohet në komunikatën e Federatës kombëtare të fermerëve dhe Rrjetit për zhvillim rural.

Diskriminimi, konsiderojnë këto dy Organizata është problem dhe sfidë e madhe për gratë e mjediseve rurale.

15 tetori është shpallur për Ditë ndërkombëtare të gruas nga mjedisi rural nga ana e Kombeve të Bashkuara, ndërsa për herë të parë është festuar në vitin 2008. f

Të fundit