20/04/2024
6.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Dy medalistet e Lojërave Olimpike nga Kosova, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kështu bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë në mbledhjen e parë të Qeverisë.

“Vendimi tjetër i rëndësishëm është vendimi për përfshirjen në strukturat e FA të dy fituesve të medaljeve të arta, shqiptaret nga Kosova Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova që kanë arritur diçka që është e jashtëzakonshme. Kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Dhe me ministrin e Mbrojtjes jemi duke punuar që në FA të krijohet një njësi speciale e kampionëve që meritojnë gjithë jetën të trajtohen me një status të veçanta. Të jenë aty shembulli rrezatues por edhe mentorët e të rinjve me uniformë,” deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Të fundit