24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita botërore e shëndetit shënohet në Tetovë

7 Prilli gjithandej shënohet si  Dita botërore e shëndetit.Edhe në Tetovë, nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë në Tetovë  në praktikë demostruan atë që e mësojnë në shkollë duke bërë matjen e sheqerit dhe tensionit. Përmes këtij aktiviteti kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami bëri thirrje për ndërgjegjësim dhe se sa i rëndësishëm është shëndeti për vetë jetën e njeriut. Ai tha se Tetova mburret me shkollën e mesme të mjekësisë dhe kuadrit të saj sepse shumë prej tyre tashmë janë të përfshirë në qendra spitalore në Tetovë dhe jo vetëm.

Në ndërkohë nga Shkolla e Mesme e Mjekësisë, thonë se viteve të fundit kushtet për pranim janë të rrepta në këtë shkollë dhe kjo ka bërë që të ketë kuadër më cilësor.Problem mbetet se një pjesë e kuadit vazhdon shkollimin jashtë vendit. Ndërkaq, mundësi e mirë është edhe përfshirja e nxënësve në mësimin e ashtuquajtur Dual.

Ndryshe sipas të dhënave, çdo vit prej 200 deri 240 punonjës të shëndetësisë largohen nga vendi ynë. Mungesë më të madhe të mjekëve, , ka në Manastir dhe Strugë. Shkaku i largimit të tyre janë pagat e ulëta, ndërsa Ministri Fatmir Mexhiti deklaroi se është në bisedim e sipër për rritjen e pagave të tyre.TV KOHA

Të fundit