07/10/2024
8.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e dytë nga konferenca shkencore ndërkombëtare për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve

Në Shkup sot vazhdon Konferenca shkencore ndërkombëtare treditore “Shumëgjuhësia dhe sfidat e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve” me të cilën shënohet Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare.

Në konferencë që e organizon Agjencia për zbatimin e gjuhës, do të marrin pjesë ekspertë për gjuhën dhe politikat e vendit dhe të huaj. Ato do t’i shkëmbejnë përvojat dhe praktikat e tyre në zgjidhjen e çështjeve gjuhësore në vendet e tyre.

Mysafirët nga Italia, siç informuan organizatorët, do t’i elaborojnë përvojat e tyre për atë se si e trajtojnë shumëgjuhësinë në Tirolin Jugor, ndërsa shkencëtarët e vendit do t’i prezantojnë punimet shkencore për zbatimin e politikave gjuhësore, ndërtimin e besimit dhe mirëkuptimin mes bashkësive në Maqedoninë e Veriut.

Organizatorët paralajmëruan fjalim të presidentit Stevo Pendarovski, zëvendëskryeministrit Bujar Osmani si dhe ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar.

MEDIAL.mk

Të fundit