20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e fitores ndaj fashizmit

Bota sot e shënon Ditën e fitores ndaj fashizmit. Më 9 maj të vitit 1945 me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht kishte përfunduar Lufta e Dytë Botërore në të cilën morën pjesë 61 vende, me gjithsej 2,1 miliardë banorë ose 96 për qind të popullsisë në botë dhe e cila mori më shumë se 50 milionë jetë.

Kapitullimi i pakushtëzuar i Rajhit të Tretë është nënshkruar në Berlinin e rrënuar, vetëm disa minuta pas mesnate, më 9 maj. Kapitullimin në emër të Komandës Supreme gjermane e nënshkruan feldmarshalli Vilhelm kajtel, gjenerali Hans Jirgen Shtumpf dhe admirali Hans Georg fon Frideburg. Nga ana e aleatëve marrëveshje e nënshkruan marshalli rus Georgi Zhukov dhe gjenerali britanik Artur Teder.

Prej 50 milionë viktimave, 20 milionë ishin nga Lidhja e atëhershme Federale, ndërsa më shumë se 30 milionë ishin civilë. Në llogoret naziste ishin vrarë rreth 12,5 milionë persona, prej tyre gjashtë milionë hebrenj. Dëmi material nga Lufta e Dytë Botërore vetëm në Evropë ishte vlerësuar në rreth 260 miliardë dollarë amerikanë.

Në Lindjen e Largët, lufta përfundoi vetëm më 2 shtator 1945, kur Japonia kapitulloi pas bombardimit të Hiroshima dhe Nagasaki me armën panjohur deri atëherë, bombën atomike.

Maqedonia ishte në anën e koalicionit antifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në luftërat kundër okupatorëve fashistë, sipas vlerësimeve të historianëve, janë vrarë 33,000 njerëz në Maqedoni përfshirë ehe më shumë se 7.000 hebrenj maqedonas që u internuan në kampin e përqendrimit në Treblinka.

Ngjarja qendrore në botë me rastin e fitores ndaj fashizmit zhvillohet tradicionalisht në Moskë në Sheshin e Kuq me një paradë të anëtarëve të gjinive të ndryshme të ushtrisë ruse, si dhe të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Por këtë vit, për shkak të pandemisë koronavirus, vetëm një paradë ajrore me aeroplanët dhe helikopterët do të mbahet në qiellin mbi Moskën. Parada e madhe ushtarake dhe marshimi i “Regjimentit të Pavdekshëm”, sipas zyrtarëve rusë, do të mbahen kur të ketë kushte për këtë.

Të fundit