24/04/2024
8.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dita e pestë e luftës në Ukrainë, Zelensky thotë se vendin e presin 24 orë kritike (LIVE)

Ukraina ndodhet në ditën e pestë të mbrojtjes së saj territoriale nga Rusia, e cila ka nisur pushtimin më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se 24 orët e ardhshme do të jenë kritike për Ukrainën, pasi luftimet me forcat ruse janë duke vazhduar në të gjithë vendin. Ai këto komente i bëri gjatë një bisede telefonike me kryeministrin britanik, Boris Johnson, transmeton Portalb.mk.

11:21 – Ukraina tha se “janë vrarë mbi 5,000 ushtarë rusë”

11:17 – Zelensky kërkoi anëtarësimin e menjëhershëm të Ukrainës në BE

10:33 – Fokusi i bisedimeve sipas Ukrainës: Armëpushimi dhe tërheqja e trupave ruse

10:30 – Ish-zyrtari i lartë i NATO-s: Aleanca duhet të flasë gjuhën e Putinit

10:27 – Delegacioni i Ukrainës arriti në vend-takimin me delegacionin rus

09:44 – Borrell: BE s’do t’i përgjigjet me “përshkallëzim” vendimit të Putinit për forcën bërthamore

09:41 – Letonia i lejoi qytetarët e saj të luftojnë në Ukrainë

09:34 – Von der Leyen: Ukraina i takon BE-së

09:19 – Ukraina: Ofensiva ruse është ngadalësuar

09:00 – Mbi 360,000 ukrainas të zhvendosur

Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) njoftoi se rreth 368,000 njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje qëkur ka nisur pushtimi rus, para pesë ditës.

Rreth 150,000 prej tyre kanë shkuar në Poloni, transmeton REL.

Të fundit