28/05/2022
25.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

DITA E VERËS, FESTA UNIKE E SHQIPTARËVE

Dita e Verës ose Verëza është një festë pranverore shqiptare dhe festë pagane që festohet në Shqipëri më 14 mars të kalendarit Gregorian.

Dita e Verës është një prej festave më të dashura për shqiptarët. Historianët besojnë se kjo festë është kremtuar nga shqiptarët që në antikitet, pra para lindjes së krishterimit.

“Kur çkrin dimëri, kur qaset Vera buzëqeshur e hollë dhe e gjatë si në piktyrë të Botticelli, zemra e njeriut çgarkohet nga një barë, shijon një qetësi, një lumtësi t’ëmblë.Në këtë gëzim, stërgjyshërit t’anë ndiejin një detyrë t’u falen perëndive që sillnin këto mirësira.Dhe ashtu leu festa hiroshe që quajmë Dit’ e Verës.”

Kështu e përshkruante mbi 100 vjet më parë Faik Konica Ditën e Verës, këtë festë të lashtë që shënon ardhjen e pranverës dhe nderon natyrën e bimësine e bukur shqiptare.

Historianët besojnë se kjo festë është kremtuar nga shqiptarët që në antikitet, pra para lindjes së krishterimit. Fakti që kremtimi i Ditës së Verës është bërë edhe nga arbëreshët (aq sa disa autorë e kanë quajtur “festë arbëreshe”), është dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët.

Të fundit