21/05/2022
26.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të ketë kërkesë të re për ekstradimin e Nikolla Gruevskit

Ministri i Drejtësisë njoftoi sot se do të përpilohet një tjetër kërkesë drejtuar Hungarisë për ekstradimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Gruevski është i dënuar në disa lëndë të ish Prokurorisë Speciale pas përgjimeve të publikuara në vitin 2016, ndërsa në vitin 2018 u arratis në Budapest, ku mori azil nga autoritetet hungareze.

Ministri Nikolla Tupançevski, njoftoi se Ministria e Drejtësisë po përgatit Kod të ri Zgjedhor, të përpiluar në bazë të rekomandimeve dhe gjetjeve të OSBE/ODIHR. Ministri Nikolla Tupançevski tha se këtë javë dhe javën e ardhshme do të fillojnë përgatitjen teknike për procesin, të cilin do ta udhëheqë një grup i punës. Ai bëri thirrje për proces transparent dhe gjithëpërfshirës, me qëllim që Kodi Zgjedhor të miratohet me konsensus nga të gjitha forcat politike.

“Duam që procesi të jetë transparent dhe inkluziv sepse bëhet fjalë për një materie shumë të ndjeshme që mund të ketë më shumë pasoja në atë që quhet zbatim i demokracisë në kuptimin më të gjërë të fjalës. Një nga rekomandimet e veçanta të faktorit ndërkombëtar është se më e mira do të ishte që Kodi Zgjedhor të miratohej të paktën 6 muaj para zgjedhjeve”, tha Tupançevski.

Të fundit