19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të largohet anija tek posta e vjetër

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sot deklaroi se janë krijuar kushte që të hiqet anija që gjendet në afërsi të postës së vjetër, pa rrezik që qyteti të mbajë çfarëdo implikime financiare.

“Janë krijuar kushte dhe në afat prej 30 ditëve, duke llogaritur që sot, shfrytëzuesi duhet ta largojë atë që quhet pajisje urbane. Në të kundërtën pas skadimit të afatit, Qyteti në shpenzim të vetin do ta bëjë këtë, pas 10 prillit të këtij viti”, theksoi Shilegov.

Kryetari i qytetit sqaroi se sipas analizave të bëra, objektet nga projekti “Shkupi 2014”, që gjendet në shtratin e lumit Vardar seriozisht mund të shkaktojnë vërshime të cilat do të shkaktojnë dëme materiale dhe do t’i rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin e shkupjanëve.

Ai shprehu pritje se në të ardhmen do të krijohen kushte për largimin edhe të anijeve të tjera. Mia.fb/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/2549772591815751/

Të fundit