19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Do të përgatitet plan për kufizimin e lëvizjes, shtyhet afati i dokumenteve personale

Në seancën e sotme Qeveria ka vendosur që Ministria e Mbrojtjes, Ushtria dhe MPB të përgatisin analizë dhe plan për futjen eventuale të masave shtrënguese për lëvizjen e qytetarëve si pasojë e pandemisë.

Në seancën e sotme të Qeverisë është vendosur gjithashtu të ndalet rritja e çmimit të limonit, portokallit, mandarinës, grejpfrutit dhe klementinës. Çmimi i këtyre produkteve do të jetë ekuivalent me çmimin që ka qenë para 11 marsit të vitit 2020. Qeveria gjithashtu ka marrë vendim në lidhje me dokumentet personale me afat të skaduar, afati i tyre do të shtyhet për kohë derisa do të zgjasë gjendja e jashtëzakonshme.

Është shqyrtuar edhe problemi me qytetarët tanë që janë bllokuar në vende tjera si pasojë e gjendjes aktuale me Covid-19. Për t’u siguruar atyre mundësinë për t’u kthyer në vend, do të përgatitet plan i posaçëm për fluturime humanitare me ç’rast ata do të jenë të detyruar kur të kthehen do të qëndrojnë në karantinë për sigurinë e tyre dhe të qytetarëve tjerë./Alsat

Të fundit