Doganat e Maqedonisë së Veriut gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura prej 1,5 miliard euro. Në bazë të pagesës së doganës janë realizuar të ardhura prej 97,72 milion euro, 894 milion nga TVSH-ja, 488 milion euro akciza dhe 12,8 milion euro nga kompensimet tjera”.
Këtë e theksoi drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, në video-fjalim me rastin e 28 vjetorit të pavarësisë së doganave. Sipas Tanasoskit, njëra nga arritjet më të mëdha të Drejtorisë doganore në vitin 2019 është digjitalizimi i punës doganore përmes krijimit të kushteve për punë doganore pa letra me vendosjen e sistemit të ri për përpunim të deklaratave doganore de dokumenteve të akcizës SOCDAD, që filloi të zbatohet nga 1 qershori.
“Sukses i rëndësishëm është edhe ajo që Drejtoria Doganore e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur kryesues i Nënkomitetit për dogana dhe rregulla të preardhjes në korrniza të CEFTA-s për vitin 2020 që ka ndikim të madh në lehtësimin e tregtisë kombëtare dhe tejkufitare”.
“Një nga përfitimet më të rëndësishme për shoqërinë gjatë vitit të kaluar ishte vendosja e “One stop shop” në vendkalimin kufitar Tabanovcë. Gjatë vitit të kaluar është punuar në promovimin e Operatorit të autorizuar ekonomik (OAE). Vitin e kaluar u vendos ligji i ri për akciza tërësisht të harmonizuara me ligjdhënien e akcizës të Bashkimit Evropian, si dhe ligji i veçantë për tatimim të automjeteve motorike – ligji i parë me komponentë ekologjike, me qëllim përfundimtar të rindërtimit të parkut vozitës në shtet, ndërsa me atë edhe zvogëlimin e ndotjes”, tha Tanasoski.
Me video porosi dhe urime për punën e suksesshme të Drejtorisë Doganore mbajtën fjalim edhe ministrja e Financave Nina Angelovska dhe sekretari i Organizatës Doganore Botërore Kunio Mikurija./Telegrafi/