28/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dokiq: Lloji britanik godet më tepër të rinjtë, gjendja u përkeqësohet pas dy javëve

Mjeku Dejan Dokiq, drejtor i Klinikës për Pulmologji, dje në Sitel ka bërë të ditur se 80% e pacientëve të cilët vijnë në covid qendrat, janë me fotografi të lehtë klinike, dhe nuk kanë nevojë për hospitalizim sepse nuk kanë nevojë për oksigjen. Nëse tek dikush konfirmohet nevoja e hospitalizimit nga simptomet, shikohet ku ka vend të lirë për trajtimin e gjendjes së tij.

Sipas asaj që thotë mjeku, deri tani asnjë pacient nuk është kthyer mbrapa. Lloji i ri britanik, siç thotë mjeku Dokiq, po dominon në vend dhe kjo është arsyeja pse është rritur numri i pacientëve që humbin jetën. Njashtu vdekjet vijnë si pasojë e imunitetit të dobët, moshës dhe gjendjes shëndetësore.

“Vdekshmëria tek ne në covid qendrat në klinikat interne është 25 përqind. Në kornizat evropiane është nga 22 deri në 30%. Dmth ne jemi diku në mes nga ato numra të cilat janë në vendet evropiane. Nga të vdekurit më tepër janë burra. Grupa e moshuar më tepër sillet nga mosha 70 deri në 80 vjet, e më pas nga 60 deri në 70, dmth nuk është diçka që befason. Lidhur me gjendjen shëndetësore, tek ata që kanë ndëruar jetë në pjesën më të madhe ka qenë prezente hipertensioni apo shtypja e lartë e gjakut, e më pas vijojnë sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, obeziteti, sëmundje respiratore, sëmundje me veshkët etj. Këto janë ato statistika të cilat ne i kemi”, është shprehur Dokiq.

Sipas mjekut, karakteristika e llojit britanik të virusit, është se i godet më tepër të rinjtë, ndërsa komplikimet paraqiten më vonë. Arsyeja e vdekshmërisë tek ta janë me shumë mundësi probleme dhe defekte të sistemit imunologjik i cili nuk mund të përballet me virusin.

“Ata që para dy javëve kanë qenë relativisht mirë, pas dy javëve paraqitet një përkeqësim me mundësi vdekjeje. Këto numra tani janë pasqyrim i asaj që ndodhi para dy javëve. Tani me uljen e numrit, masat këtë do ta përmirësojnë, këto numra besoj se për dy javë do të bien”, thotë Dokiq.

Sa i përket mbajtjes së gjatë të maskave, sipas mjekut Dokiq, nuk paraqet asnjë rrezik tek qytetarët dhe i hedhë poshtë thëniet në opinion se kjo mundtë shkaktojë pneumoni.//Zhurnal.mk

Të fundit