29/03/2024
14.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Doktor Rexhaili:Të vakcinohen vetëm personat mbi 65 vjet dhe ata me sëmundje kronike

Doktor Rexhaili – Sipas meje, nuk kisha rekomanduar vaksinim masiv të popullatës.
Në lidhje me vaksinën, mjeku thotë, që edhe vaksina është temë kontra verse, adijuvanti është ai që I përforcon tiparet anti gjenike, që e bën që organizmi të reagon, çdo protein që futet ka rëndësi të veçantë, nuk jam kundër vaksinave, por përveç që e imunizojnë organizmin ata gjithashtu mund edhe ta sulmojnë qelizën dhe të shkaktoj sëmundje auto imune.
p.sh një qelizë që ka virus, e fut brenda sikur usb informacionin, dhe çdo protein futet në organizëm në të shumtën e rasteve mund të shkaktohen dhe sëmundje autoimmune, prandaj sipas tij ata njerëz që nuk kanë sëmundje të tjera, janë nën moshën 65 vjecare, nuk ua kisha preferuar vaksinimin, prandaj nuk jam për vakzinim masiv, sepse mund të aktivizohet natural killer cell, dhe nëse ato aktivizohen shkaktojnë edhe sëmundje autoimmune, prandaj është kontraverse. Kurse për ata që kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese si kancere, sëmundje të zemrës, mushkërive, diabet e të tjerë, mund edhe të arsyetohet që të merret vaksina, sepse rëndësi kanë rreziqet që mund të shkaktohen, sepse askush nuk di politikën rreth kësaj çeshtje, por edhe nuk e dim strukturën e organizmit të çdo njeriu, sepse organizmi I cdo njërit është individual./Tv Koha/

Të fundit