20/04/2024
3.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Donacion në pajisje mbrojtëse mjekësore nga Bullgaria

Ndihma humanitare për qëllime mjekësore nga Bullgaria për Maqedoninë e Veriut iu dorëzua sot zyrtarisht nga ambasadori bullgar Angell Angellov, zëvendëskryeministrit për çështje evropiane dhe koordinatorit kombëtar për ndihmë nga jashtë Bujar Osmanit dhe zëvendëskryeministres dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Donacioni i përgjithshëm përbëhet nga 600 kostume mjekësore mbrojtëse për përdorim të shumëfishtë, 300 palë syze mbrojtëse dhe 300 ballikë.

Në pranim-dorëzimin e donacionit, ministrja Shekerinska shprehu mirënjohje dhe tha se në një periudhë kur Bullgaria po përballet me këtë krizë të madhe globale, tregon solidaritet të vërtetë të dy vendeve miqësore, fqinje, aleate të Aleancës së NATO-s”, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi rëndësinë e ndihmës së ndërsjellë në kohë të krizës globale, si shprehje e marrëdhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve dhe promovimin e solidaritetit evropian në veprim.

Ai tha se pajisjet mbrojtëse do të përdoren për qëllimin e duhur – luftën kundër pandemisë globale të shkaktuar nga KOVID – 19 dhe se një bashkëpunim i tillë ka për qëllim përmbushjen e qëllimit të përbashkët të së ardhmes evropiane të të gjithë rajonit.

Donacioni i pajisjeve mjekësore mbrojtëse për mbështetje në përballjen me Kovid – 19 dedikohet për shëndetin publik, si dhe për pjesëtarët e Qendrës mjekësore ushtarake në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. mb/

Të fundit