19/04/2024
8.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dozën e parë e vaksinës kundër Kovid-19 e kanë marrë 88 deputetë

Të vaksinuar kundër Kovid-19 janë 88 deputetë nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe rreth 200 të punësuar në shërbimet e Kuvendit, ka njoftuar sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Dozën e dytë të vaksinës Sputnik V, deputetët duhet ta marrin më 14 maj, derisa nëpunësit disa ditë më parë.

Deputetët e tjerë dhe të punësuarit në shërbimet në konsultim me mjekët do të vaksinohen në mënyrë plotësuese.

Në afat të përshtatshëm do të rivaksinohen edhe pjesëtarë të sigurimit të brendshëm dhe të punësuarit nga SHPPP që janë të shpërndarë në punën e ndërtesës së Kuvendit.

Të fundit