25/04/2024
5.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dr. Arsenkov: Dy nga të lënduarit në Rramanli në gjendje të rëndë shëndetësore, gruaja shtatzënë me shkallë të dytë të djegieve në klinikën “Shën Naumi i Ohrit”

– Dy të lënduarit në shpërthimin e djeshëm të bombolës së gazit në fshatin Rramanli të Kumanovës, mes të cilëve një paciente e moshës 31 vjeçare me 80 për qind të plagëve nga djegia nëpër trup dhe një vajzë dhjetë vjeçare me 70 për qind të djegies nëpër trup janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe janë në ventilim mekanik të Klinikës universitare “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup. Në klinikë është hospitalizuar edhe një paciente e lënduar e moshës 28 vjeçare me 25 për qind të djegieve në sipërfaqen e trupit e cila është shtatzënë në muajin e shtatë, deklaroi sot drejtori i kësaj Klinike, dr.Luben Arsenkov.

Theksoi se për vajzën dhjetë vjeçare për të cilën dje vlerësimet ishin se është me përqindje më të vogël të djegieve, por pas përpunimit adekuat në sallën e operimit është evidentuar sipërfaqe e djegies në trup prej 70 për qind.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve nëse përveç djegieve kanë edhe dëmtime në organet vitale, ai tha se pacientja e moshës 31 vjeçare ka plagë djegie në organet e frymëmarrjes, por djegiet nuk janë vetëm përfshirje e lëkurës së trupit.MIA. fb/

https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/803073243538554/

Të fundit