10/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dr. Stevanoviq: Për dallim prej më herët, tani kemi pacientë pa simptoma serioze

Drejtoresha e Klinikës universitare për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, Milena Stevanoviq deklaroi se për momentin në Klinikë nuk ka asnjë pacientë të kycur në respirator.

“Në këtë moment në Klinikën për sëmundje infektive janë hospitalizuar 75 pacientë, nuk kanë pacientë në respiratorë, kanë dy pacientë të cilët shfrytëzojnë aparat, por jo respiratorë në kuptim të intubimit invaziv. Tani kem pacientë pa simptoma serioze dhe të cilët nuk ka nevojë të hospitalizohen. Kjo është një e mirë”, është shprehur ajo në emisionin Top Tema në televizionin Telma.

Ajo potencoi se ka kapacitet të madh në spitalin e ri, i cili gjendet në afërsi të Klinikës dhe ka shfaqur shpresë se nuk do të ketë nevojë për shfrytëzimin e tij për pacientë me Kovid-19.

“Prej 75 pacientëve të hospitalizuar, 25 kanë nevojë për terapi intensive me oksigjen, para se gjithash për shkak të ndryshimeve te mushkëritë e bardha dhe ndezjet, të cilat i shkakton Kovid-19. Nëse është ky numër që edhe nesër do të jetë i tillë, nuk mund të them. Nëse dikush do ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore, kjo shpesh ndodh shumë shpejtë, por poashtu edhe përmirësim nuk do të thotë se nuk do të kemi. Çdo ditë është informatë e re dhe gjendje e re e pacientit të caktuar”, shtoi dr. Stevanoviq. (INA)

Të fundit