28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dragan Daravellski del nga burgu i Idrizovës, gjykimi do të nisë nga fillimi

Ish drejtori i Doganave Dragan Daravellski që kërkohej tash 20 vite për të mbajtur dënimin me burg prej 7 viteve, u lirua nga burgu i Idrizovës pas vetëm 35 ditëve. Kjo pasi Gjykata Penale dhe ajo e Apelit kishin pranuar kërkesën e tij për rigjykim duke u thirrur në ligjet pozitive dhe konventat ndërkombëtare që mundësojnë rigjykim personave të gjykuar në mungesë. Ai kishte keqpërdorur detyrën zyrtare në Doganë në periudhën prej 1992-2002 me vlerë prej 2 milion eurove. Daravellski në vitin 2016 u arrestua nga autoritetet serbe por i shpëtoi ekstradimit pasi që u zbulua se kishte shtetësi serbe. Në ndërkohë autoritet e vendit i kanë konfiskuar çdo pronë në emër të tij dhe ato që i kishte shkruar formalisht në emër të njerëzve të afërm të tij. /Ardit Ramadani

Të fundit