19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtoresha e DAP, Sanja Llukarevska infektohet me coronavirus

Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Lukarevska, ka informuar se është infektuar me coronavirus.

Ajo në profilin e saj në Facebook, thotë se nuk ka asnjë simptomë dhe nuk e di se si është infektuar.

“Pas lajmit që e publikoi shoku Muhamed Zekiri dhe për shkak të takimeve të punës që i kemi pasur së bashku, kam bërë test për Covid-19 dhe rezultati është pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë dhe tani jam në vetizolim shtëpiak”.

“Nuk mund të jem e sigurt për mënyrën se si e kam marrë virusin, por të gjitha kontaktet që i kam pasur ditët e fundit kanë qenë duke respektuar plotësisht masat për mbrojtje, me maskë, me distancë dhe dezinfektim të rregullt”, ka shkruar Llukarevska.

Ajo më tej shton se do t’i ndjek të gjitha rekomandimet e epidemiologëve dhe ju dëshiron shërim të shpejtë të gjithë të infektuarve./Telegrafi/

Të fundit