19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtoresha e FSSHM: Të dhënat ishin të sigurta gjatë sulmit kibernetik

Drejtoresha e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Magdalena Filipovska Grashkoska, garanton se gjatë sulmit hakerik ndaj institucionit nuk ka pasur manipulime me numrat amë të përdoruesve dhe se të dhënat gjatë gjithë kohës kanë qenë të sigurta.

“Të dhënat shëndetësore dhe personale janë të sigurta dhe qytetarët pa problem mund t’i realizojë të gjitha të drejtat e tyre. Sistemet e Fondit janë kthyer pothuajse në normalitet. Të dhënat janë të sigurta dhe kanë qenë të sigurta. Sulmi ishte drejtuar vetëm sistemet që përfshijnë sisteme virtuale, por jo edhe të të dhënave. Të dhënat e qytetarëve ruhen në formë të maskuar dhe nuk janë të lexueshme me sy të lirë pa u lidhur me serverin e aplikacionit, i cili në rastin tonë nuk u prekën në sulmin aktual. Bëhet fjalë për serverë virtualë të Fondit të cilat janë të locuara në kuadër të data qendrës të të dhënave”, tha Filipovska Grashkoska në takimin e sotëm me gazetarët dhe shtoi se nga Fondi kanë qasje në të dhënat dhe se sulmi ka pasur për qëllim serverët dhe aplikacionet.

Theksoi se nga ana e Fondit është ndërmarrë gjithçka që mund të merret që të mbrohen nga sulmet e reja të mundshme.

E pyetur se kush është përgjegjës dhe nëse ndjen përgjegjësi personale dhe sa para kërkuan hakerët për ta zhbllokuar sistemin, drejtoresha e FSSH-së tha se është hapur një hetim dhe se hetimi do të përcaktojë se kush është saktësisht përgjegjës për sulmin e hakerëve në institucioni.

“Është hapur një hetim, është lëndë e hetimit. Është bërë një analizë paraprake, megjithatë edhe ajo është përfshirë në hetim. Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje pas përfundimit të hetimit. Për vete personalisht, mund të them se që në momentin e parë pasi kamë hyrë në këtë institucion maksimalisht angazhohem, i bëj të gjitha përpjekjet që të sigurohet shërbimin sa më të mirë për qytetarët. Dhe në këto dy javë edhe unë dhe të gjithë kolegët këtu maksimalisht kemi bërë përpjekjet për ta zgjidhur problemin. Konsideroj se fakti që u zgjidh në një kohë kaq të shkurtër tregon se ne po e bëjmë punën tonë siç duhet”, tha Filipovska Grashkoska.

Për përgjegjësinë e mundshme të kolegut të saj Faton Ahmeti i cili ndodhet në pushim, tha se duhet atë personalisht ta pyesin.

“Këtë pyetje duhet t’ia drejtoni atij. Kolegu Fatoni përdor pushimin vjetor me vendim që është edhe para se të ndodhë incidenti. Është i njoftuar për gjithçka. Konsideroj Mendoj se do të ishte joprofesionale dhe jokorrekte që unë të komentoj në emër të tij. Ju lutemi këto pyetjr drejtoni te ai. Kolegu ishte njoftuar për gjithë situatën, është njoftuar edhe për brifingun e sotëm. Sipas vendimit ai ende është në pushim”, potencon Filipovska Grashkoska.

Siç tha, më 6 shkurt në Fond është vërejtur një problem teknik, për shkak të të cilit janë shkyçur të gjitha sistemet dhe është thirrur ekipi për diagnostifikim fillestar. Incidenti menjëherë është raportuar në MPB dhe prej aty kanë marrë informacion se është raportuar në Prokurorinë Themelore Publike, e cila tashmë ka nisur hetim./Zhurnal.mk

Të fundit