20/04/2024
9.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtoresha e Spitalit të Kumanovës pozitive në koronavirus

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm Kumanovë, Snezhana Zaharieva, njoftoi këtë mëngjes në rrjetet sociale se është pozitive për KOVID-19.

“Rezultat pozitiv nga testi për SARS-KOV-2. Pa maskë vetëm në shtëpi, pesë muaj punë – shtëpi, por imuniteti u dobësua. Stresi kronik dhe lodhja kanë e bënë të vetën. Ndryshe, testin e kam bërë dje në mesditë, falënderim ASHAM-it për rezultatin e shpejtë”, shkroi Zaharieva.

Që nga fillimi i pandemisë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, është infektuar shumica e personelit shëndetësor. Repartet punuan me staf të zvogëluar, erdhën mjekë nga qytete të tjera. Situata u stabilizua pas një kohe të caktuar. mb/

Të fundit