20/04/2024
2.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Drejtoria Doganore e RMV-së ka kapur 12 kilogramë ekstaza, padi penale kundër 3 personave

Inspektorët e Drejtorisë Doganore kanë konfiskuar 26.00 tableta ekstaza me peshë të përgjithshme rreth 12 kilogramë, 84 gramë kokainë dhe 31 gramë marihuanë, me vlerë të përgjithshme prej 200.000 eurove, të cilat është dashur të shpërndahen në Maqedoninë e Veriut, njofton Portalb.mk.

Siç kumtuan nga Drejtoria Doganore, janë bërë bastisje shtesë në disa lokacione në Shkup dhe Tetovë dhe deri te Prokuroria Themelore Publike është dorëzuar padi penale kundër tre personave.

Droga është gjetur dje në mëngjes, në hyrje të pikës kufitare Tabanoc, pas kontrollit doganor me skaner mobil ndaj një automjeti me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas i RMV-së.

Drejtoria Doganore – Sektorit për Kontroll dhe Hetime sot deri te Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka dorëzuar padi penale kundër tre personave për “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” dhe është kërkuar paraburgim prej 30 ditësh.

Të fundit