26/05/2022
20 C
Tetovo

Të tjera lajme

Droni ukrainas shkatërron “anijen speciale” të Putinit

Ukraina ka shkatërruar “varkën e paradës” speciale të Vladimir Putin, të cilën ai e përdor për të inspektuar flotën e tij detare, kanë pohuar forcat e saj.

Një anije patrullimi me ngjyrë të bardhë thuhet se u shkatërruar nga një bombë e drejtuar me lazer e hedhur nga një dron Bajraktar TB2 i drejtuar nga Ukraina.

Anija u hodh në erë pranë ishullit të “Gjerpërinjve” në Detin e Zi. Udhëheqësi rus ka përdorur një varkë të tillë me emërtimin 001 për inspektimet e flotës në Sevastopol dhe Shën Petersburg. Ai gjithashtu përdor varkën patrulluese për të mbajtur fjalime dhe për të kryer parada ushtarake.

Marina e Ukrainës ndau pamjet e sulmit të supozuar në kanalin e tyre zyrtar në Facebook, megjithëse kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

 

 

Të fundit