16/04/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dukuri e pazakontë dhe e frikshme arkivole të shpërndara nëpër shumë lokacione në Gostivar, policia e heton rastin

Dukuri e pazakontë dhe e frikshme javën e kaluar ku në shumë lokacione janë shfaqur arkivole të zbrazëta edhe më tej e trondit opinionin e Gostivarit. Tani për tani nuk dihet pse ku vijnë dhe kush i ka shpërndarë.

Pas reagimit të MIA-s nga SPB Tetovë morëm përgjigje se tani më janë siguruar fotografi dhe video materiale lidhur me rastin dhe hetojnë nëse ekzistojnë baza të dyshimit për veprat e bëra penale. Nëpunësit policorë ndërmarrin masa për zbulim dhe janë në kërkim se kush dhe pse i ka lënë arkivolet.

Nga operatorët e varrimit me të cilët kontaktuam pohojnë se pajisja që shihet nëpër fotografi dhe video nuk shfrytëzohet tek ne dhe nuk mund ta konfirmojnë prejardhjen e tyre. Ata ishin të saktë në deklaratat se në një rast të tillë ekziston lëshim dhe se kompetentët duhet ta analizojnë tërë punën.

Banorët e Gostivarit në reagimet druajnë se bëhet fjalë për pajisje në të cilën ishin persona të vdekur në klinikat e Shkupit nga koronavisi.

Nga NP Komunalec konfirmuan se shërbimi i tyre gjatë ditës së djeshme i ka marrë arkivolet të cilat janë vërejtur tek varrezat e reja të qytetit dhe i ka dërguar në deponi. Prej atje nuk mund të konfirmohen nëse në to ishin personat e vdekur nga pasojat e Kovid-19, por theksuan se në një rast të tillë varrimi është zhvilluar nën mbikëqyrjen e shërbimeve kompetente.

Në rrjete sociale këto ditë janë publikuar video dhe përmbajtje të frikshme, e madje si një prej eko aktivistëve, të cilët e bllokojnë qasjen e deponisë Rusino, hap një arkivol. zgm/fb/

Të fundit