29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

DW: Njëherë për njëherë nuk ka luftë

Kancelari, Olaf Scholz u kritikua shumë në perëndim, për shkak se nuk donte ta përmendte fjalën Nord Stream2 në takime. Por tek presidenti, Putin ndoshta kjo ishte kartëvizita e tij për dialog, shkruan Michaela Küfner.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në avion për t’u kthyer në Berlin, kur nga Kievi erdhi lajmi: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe dy nga bankat më të rëndësishme të vendit po përjetojnë një sulm kibernetik. Arsenali i armëve kibernetike të Rusisë është i shumanshëm dhe subtil. I tillë është edhe presidenti Putin, por subtil jo.

Lajmi i mirë: Një sulm ushtarak i Rusisë në Ukrainë duket njëherë për njëherë se nuk është opcion në tryezë. Putin e bëri shumë të qartë vullnetin për dialog. Një pikë diplomatike plus për Olaf Scholz. Por, nëse suksesi është si kërmilli, atëherë paqja me Rusinë është labirinti ku jeton ai. Scholz solli me vete nga udhëtimi në Kiev një sukses diplomatik tek Putini: Premtimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se do të bëjë hapin e parë diplomatik dhe do të paraqesë tre projektligje, të cilat ai prej kohësh duhet t’i kishte paraqitur si detyrime që rridhnin nga Marrëveshja e Minskut.

Por Putinit nuk i interesoi shumë kjo. Ai që iu referohet vërtet vetë shpesh ligjeve, e injoroi këtë sukses, për të cilin presidenti Zelensky rrezikon politikisht. Putini ndodhej në hapësira të tjera. Në histori, të cilën perëndimi e shikon si të shkuar, kurse Putini si mision. Mund të flasim, por “prej 30 vjetësh”, thuhet, që NATO nuk do të zgjerohet më tej, por ka ndodhur e kundërta. Faktikisht nuk ka pasur një garanci të tillë, por kjo është përshtypja e Putinit, janë faktet e tij alternative që e bëjnë këtë konflikt kaq të rrezikshëm.

Berlin DW Michaela Küfner
Michaela Küfner
“Detyrimi ynë dreqi e mori”

Olaf Scholz pranoi, se në shumë pika palët janë larg njëra-tjetrës. “Por është detyrimi ynë dreqi e mori të angazhohemi për paqen”, apeloi kancelari tek Putini si edhe tek vetja. Putini u përgjigj pyetjes për luftën dhe paqen, se Rusia nuk do luftë “natyrisht”. Ai është i shqetësuar, se ka gjasa që “çdo proces bisedimesh të zgjatet tej mase”. Këtë nuk do ta pranojmë. Fjalë që tingëllojnë si bisedime me armë të mbushur mbi tavolinë.

Scholz dhe partnerët në NATO e BE nuk duan të lejojnë ndarjen e Europës në “zona influence” si në Luftën e Ftohtë. Nga kjo përfitojnë oligarkët që e kanë ndarë prej kohësh Ukrainën në zona influence. Të dielën ata u larguan nga vendi me 30 avionë bashkë me klanet e tyre.

E tani? Tani fillon beteja diplomatike për Ukrainën, kuadratura diplomatike e rrethit. Nuk bëhet fjalë për asgjë më pak se arkitektura e re europiane e sigurisë në të cilin si NATO edhe Rusia duan të ruajnë fytyrën. Një objektiv optimist, që do t’i kushtojë shumë energji qeverisë së re gjermane nën kancelarin, Olaf Scholz./DW

Të fundit