19/04/2024
7.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy epidemiologë dhe dy teknikë nga Qendra për shëndet publik – Shkup pozitiv me koronavirus

Dy epidemiologë dhe dy teknikë të punësuar në Qendrën për Shëndet Publik-Shkup janë pozitiv me koronavirus.

Drejtori i QSHP-së Arben Ziberi në konferencën për shtyp pasdite deklaroi se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, në shërim shtëpiak prej ku i kryejnë obligimet e tyre të punës.

“Epidemilogët tanë prej në shtëpi me telefon bëjnë anketa”, deklaroi Ziberi, i cili shtoi se të gjithë epidemiologët tjerë në Qendrën për Shëndet Publik janë testuar dhe janë negativ.

“I pyetur për atë se në cilat institucione dhe kompani janë kryer testime të të punësuarve, Ziberi tha se janë testuar edhe të punësuarit në Drejtorinë për të Ardhura Publike, ku pozitiv me koronavirus është drejtoresha Saja Lukarevska, në Inspektoratin e Punës, ku ka pasur një të punësuar pozitiv me koronavirus, si dhe të punësuarit në disa institucionet të Qytetit të Shkupit, prej ku gjithashtu ka disa klasterë.

“Për fat të mirë klasterët i kemi të njohur”, deklaroi Ziberi. sa/

Të fundit