28/03/2024
10.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy lypsarë largohen nga rruga në Tetovë

Pjestarët e policisë të SPB Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me Qendrën për Çështje
Sociale Tetovë,të enjten nga ora 08:30 deri në ora 12:00 në Tetovë, kanë kryer kontroll të
përbashkët në kuadër të aktiviteteve të parapara për ballafaqim me dukuri asociale në zonë, para së gjithash kërkim lëmoshë (lypsarët). Në kontrollin e kryer në disa rrugë të zonës qendrore të qytetit, janë gjetur dhe sanksionuar dy persona, një grua 48-vjeçare nga një fshat i Tetovës dhe një 61-vjeçar nga Tetova, të cilët kërkonin lëmoshë në rrugë dhe vende të ndryshme. Për të dy do të përgatiten parashtresa përkatëse në përputhje me nenin 24 të Ligjit për veprat kundër rendit dhe qetësisë publike /Tv Koha/

Të fundit