23/04/2024
9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy “rrugët” e Grupit të Zjarrit që sot do të diskutohen në mbledhjen e Këshillit mbikëqyrës të BDI-së

Sot, Këshilli mbikëqyrës shtatë anëtarësh i Bashkimit Demokratik për Integrim do të mbajë mbledhjen e radhës, ndërkohë që pikë e rendit të jetë përplasja e “Grupit të Zjarrit” me Kryesinë e partisë, konkretisht ndasitë që tashmë janë thelluar në BDI, e si shkak paraqitet detyra e Artan Grubit si zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë.

Gazeta KOHA megjithatë merr vesh se lideri Ali Ahmeti edhe sot nuk do të lëshojë pe në kërkesat e Grupit të Zjarrit për shkarkimin e Grubit nga detyra e zëvendëskryeministrit, ndërkohë që Grupit të Zjarrit i mbeten dy opsione – largimi i tërësishëm nga BDI dhe formimi i një subjekti të ri politik, ose shkarkimi i anëtarëve të Grupit të Zjarrit nga detyrat në parti.

Ndryshe, Grupi i Zjarrit kryesohet nga nënkryetari i partisë,Izet Mexhiti, Sekretari organizativ Blerim Bexheti, kryetari i Këshillit Mbikëqyrës, Musa Xhaferi dhe anëtari i Kryesisë Qendore, Nevzat Bejta. (koha.mk)

Të fundit