29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dy turistët e huaj të izoluar në hotelin në Shkup nuk e kanë koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë informon se janë negative testet e dy shtetasve nga Australia dhe Singapori, të cilët në vendin tonë kanë arritur më datë 28 shkurt, raporton SHENJA.

“Pas paraqitjes së hotelit, epidemiologët nga Qenfra për Shëndet Publik-Shkup nga pacientët kanë marrë mostra për testim në dhomën e tyre të hotelit, ku ata kanë qëndruar deri në marrjen e rezultateve. Ata sot do të orientohen në Klinikën për Sëmundje Infektive për trajtim të duhur të diagzonës së tyre”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Mëngjesin e sotëm dy qytetarë të huaj të cilët ishin vendosur në një hotel në Shkup kanë informuar se kanë arritur në vendin tonë me 28 shkurt, ndërsa dy ditët e fundit kanë simptome të gripit. Ministri Filipçe përsëriti qëndrimin se pas konsultimit me ekspertë, Ministria e Shëndetësisë do të parashtroj kërkesë deri tek qeveria që mos të mbahen tubime publike deri më 13 mars, respektivisht deri të premten tjetër.

Të fundit