19/04/2024
2.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Dyshohet se dëmtuan buxhetin për rreth 10 mijë euro, padi për dy punonjës në Agjencinë për Punësim

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuteristikë në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër N.M.(48) nga Shkupi dhe V.Z.(60) nga Shkupi, të dy të punësuar në Agjencinë për Punësim, për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer veprën penale – keqpërdorim të autorizimit dhe pozitës zyrtare të nenit 353 të Kodit Penal.

“Të denoncuarit, gjatë periudhës 20.11.2020 deri 22.01.2021, në kundërshtim me nenin 13 të Ligjit për punësim dhe punë të të huajve, kanë përgatitur dhe kanë dhënë 14 formularë për paraqitjen në punë të të huajve në territorin e Maqedonisë së Veriut te personi fizik, me çka kanë legalizuar qëndrim ilegal dhe punë për 87 persona shtetas të huaj, pa marrë leje për qëndrim të përkohshëm legal për punë të një të huaji dhe pa bërë punësim sipas rregullores ligjore në përputhje me Ligjin për punë. Në këtë mënyrë kanë mundësuar që personi fizik t’i ikë pagesës për dhënien e kontributeve për sigurim social në vlerë prej 593.056 denarë, me të cilën vlerë, personi fizik ka arritur pasuri të kundërligjshme dhe në të njëjtën kohë, për të njëjtën vlerë të denoncuarit kanë dëmtuar Fondet e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të fundit