19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

E Dhimbshme, Koronavirusi I Merr Jetën Futbollistes 23-Vjeçare

Një lajm tragjik na vjen nga Irani, ku një sportiste 23-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

Mediat iraniane raportojnë se e reja, Elham Sheikhi, ishte shtruar në spitalin e qytetit Qom dhjetë ditë më parë, pasi u konfirmua se ishte e infektuar me koronavirus.

Ajo ishte pjesë e ekipit kombëtar të femrave të Iranit, në lojën e futsalit.

Në Iran është shpallur gjendja e emergjencës nga koronavirusi.

Virusi vdekjeprurës kinez u ka marrë jetën 26 personave në shtetin islamik, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 245.infosport.mk

Të fundit