19/04/2024
7.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

E pasigurt është sjellja e Ligjit për prokurorinë publike

Mbetet e pasigurt sjellja e ligjit për prokurorinë publike me të cilin duhet të zgjidhet edhe statusi i ardhshëm i Prokurorisë Speciale Publike. Pushteti dhe opozita edhe pas takimit të djeshëm në Ministrinë e Drejtësisë nuk arritën marrëveshje.

Mbeten dallime kyçe rreth statusit të Prokurorisë Speciale Publike dhe nevoja e auduio materialeve, por siç paralajmëruan pjesëmarrësit pas takimit të djeshëm, ekziston disponim për vazhdimin e bisedimeve.

“Dallimet mbesin. Dallime kyçe janë në statusin e PSP-së dhe në përdorimin e audio materialeve. U dakorduam të kryhen konsultime në pjesën e asaj ku do të mund të ketë lëvizje që të gjejmë hapësirë për sjellje të përbashkët të ligjit. Kështu që sot nuk ka ndonjë avancim të veçantë me të cilin mund të lavdërohemi”, deklaroi dje ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska.

Edhe nga VMRO-DPMNE-ja konfirmuan se ekziston disponim për vazhdimin e bisedimeve.

“Mbeten serioze dallimet në interpretimin e përmbajtjes së tërë Propozim ligjit për prokurori, por, gjithashtu u konfirmua se ekziston disponim për mbajtjen e konsultimeve të mëtutjeshme me qëllim që të investojmë përpjekje të përbashkëta për të arritur deri në avancimin e caktuar dhe zgjidhjen e mundshme të përbashkët”, deklaroi dje Antonio Milloshoski, i cili ishte pjesë e grupit i cili mori pjesë në takimin në Ministrinë e Drejtësisë.

Edhe dy partitë opozitare shqiptare – Aleanca për Shqiptarët dhe BESA dje dolën me mbështetje për mbijetesën e PSP-së si organ i veçantë në kuadër të Prokurorisë Publike.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela deklaroi se PSP-ja duhet të vazhdojë me punë siç është formuar edhe për synimet për të cilat është formuar.

“Jemi të gatshëm t’i japim mbështetje këtij propozimi. Normalisht në ligjin e njëjtë duhet të intervenohet në pikëpamje të asaj se lëndët për të cilat PSP-ja vlerëson se nuk janë në kompetencë të tyre nuk duhet të qëndrojnë në sirtarë, por të njëjtat t’i procesuojnë në Prokurorinë Publike për çdo lloj krimi dhe korrupsioni të jetë konsekuent deri në fund i ndjekur dhe të mos ketë dënime për të njëjtat”, thotë Sela.

Ministrja e Drejtësisë shpreson se ligji do të sillet para zgjedhjeve. Ajo dje deklaroi se po bisedohet me të gjitha grupet e punës dhe se punojnë në sigurimin e shumicës prej 80 deputetë.

Porosi se nga është shumë me rëndësi që PSP-ja të vazhdojë me punë dje arriti edhe nga euroambasadori Samuel Zhbogar, i cili në një deklaratë me shkrim theksoi se BE-ja i ndjek nga afër përgatitjet për ndryshimin e Ligjit për prokurorinë publike.

“Prokuroria Speciale Publike (PSP) dukshëm kontribuoi drejtë vendosjes së sërishme të përgjegjësisë dhe drejtë luftës kundër mosndëshkimit. Me rëndësi shumë të madhe është që PSP-ja të vazhdojë me ndjekjen e atyre të cilët janë përgjegjës, të kryesve, dhe këtë e bën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, thotë Zhbogar.

Ligji për prokurori publike duhet të sillet me shumicë prej dy të tretave në Kuvend. Ky është edhe një prej kushteve për hapjen e negociatave me BE-në në muajin qershor. fb/

Të fundit