Një 18-vjeçar dhe një fëmijë nga Tetova dyshohet se kanë plaçkitur një të moshuar nga Gostivari. Ata u kapën dje nga Policia, pasi rreth orës 18:30 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar ia kishin marrë paratë 58-vjeçarit, transmeton TV21.
“Më 20.09.2023 në ora 19.15 në rrugën “JNA” në Gostivar, policët e SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, kurse në ora 22:40 kanë privuar nga liria edhe B.A.(18) nga Sellca e Tetovës.
Që të dy dyshohet se rreth orës 18:30 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar ia kanë marrë paratë një 58-vjeçarit dhe kanë ikur. Pas ndërmarrjes së masave, i miuri është kapur shpejtë, kurse më vonë edhe B.A.”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.