24/04/2024
6.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

E rrahën të moshuarin dhe i vodhën 200.000 denarë, dy persona përfundojnë prapa grilave

MPB njofton se policia ka arrestuar A.Gj.(48) dhe M.S.(38) nga Manastiri, për shkak të dyshimit se me datë 08.01.2023 rreth orës 15:30 në rrugën “Selaniku” në Manastir, kanë ka kryer veprën penale “grabitje”, shkruan TV21.

“Gjegjësisht, veprën penale e kanë kryer duke e sulmuar fizikisht një 67-vjeçar nga Manastiri, duke përdorur sende druri dhe i kanë marrë para në vlerë prej rreth 200.000 denarëve”, thonë nga MPB duke shtuar se gjykata ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj A.Gj. kurse M.S. si tashmë i dënuar për vepër tjetër, është kthyer në burgun e Manastirit.

Të fundit