29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

EcoGuerilla: Mali Sharr po rrezikohet, urgjentisht të shpallet për Park Nacional

Eco Guerilla në vazhdimësi ka qenë e interesuar për të kuptuar ecurinë e valorizimit të vlerave të Malit Sharr, dokument ky që përbën bazë për futjen e këtij territori në kuadër të sistemit të zonave të mbrojturave, respektivisht shpalljen e tij si Park Nacional. Valorizimi tashmë ka përfunduar dhe ekspertët kanë dhënë vlerësim.
“Ekipi i ekspertëve ka rekomanduar që Mali Sharr duhet të shpallet Park Nacional për të mbrojtur florën dhe faunën, pasuritë e ndryshme natyrore, përfshi mineralet e ndryshme, si dhe planet zhvillimore të çdo komune që është nën ndikim të territorit të Malit Sharr. Sot ne kërkojmë nga qeveria që vendimin e ekspertëve për të shpallur Malin Sharr park nacional ta dërgojë përpara deputetëve në kuvend, me qëllim formalizimin e këtij vendimi si dhe të respektojnë vlerësimet dhe konkludimet e ekspertëve rreth zonimit të brendshëm të parkut”, theksoi kryetari i Eco Guerilla, Arianit Xhaferi, përcjell INA.
Sipas tij, kjo kërkesë është sepse janë të informuar se ekziston një formë presioni nga ana e grupeve të interesit që janë përfshirë në ndërtimin e të hidro-centraleve të vogla të subvencionuara nga paratë e taksapaguesve të cilët kërkojnë të pengojnë shpalljen e Malit Sharr Park Nacional deri sa ata të realizojnë projektet e tyre dhe të shkatërrojnë mjedisin dhe lumenjtë e Sharrit. “Ky lloj presioni nga ana e hidro-mafias nuk duhet të merret parasysh nga të zgjedhurit e qytetarëve dhe nga qeveria. Ata duhet të ketë prioritet mbrojtjen e llojeve të ndryshme të botës bimore dhe shtazore në Malin Sharr, mbrojtjen e resurseve të ujit për banorët e zonave rreth Malit Sharr dhe mbrojtjen e pyjeve nga prerja masive. Interesat e qytetarëve dhe banorëve të zonës së mbrojtur duhet të jenë prioritet ndaj interesave të mafies së hidrocentraleve që shkatërron resurset natyrore me subvencionet e shtetit, me paratë e qytetarëve”, theksoi Xhaferi.(INA)

Të fundit