18/04/2024
5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ecolog International dhuron tablet edhe për nxënësit e Malësisë së Sharrit | VIDEO

Ecolog vazhdon me donacionin e dedikuar për nxënësit në nevojë që mbetën jashtë procesit arsimor, për shkak të virusit C o v i d – 19 Kampanja që filloi para disa ditësh, dje dhe sot ndaloi në fshatrat e Malësisë së Sharrit ku të gjitha shkollat fillore të fshatrave të Malësisë kanë pranuar tabletët si donacion nga kompania Ecolog International, të cilët më pas janë shpërndarë për nxënësit të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndjekin mësimin nga distanca.

Përfaqësuesit e institucioneve arsimore në fshatrat e Malësisë së Sharrit u shprehën të falenderuar ndaj kompanisë Ecolog International dhe pronarit të saj Lazim Destanit për këtë ndihmë kaq të madhe për nxënësit në një kohë kur është më se e nevojshme dhe rëndësishme. Solidariteti i familjes Destani për fshatrat e Malësisë së Sharrit çdo herë ka qenë në nivelin më tëlartë, kjo u dëshmua edhe kësaj here në këtë periudhë të vështir dhe me këtë gjest të madh dhe human duke siguruar mijëra pajisje teknologjike për mësim online, përcjellë Tetova Express.

Përndryshe ky donacion u dedikohet nxënësve të cilët për shkak të mungesës së pajisjeve teknologjike mbetën jashtë procesit arsimor, pasi nuk kishin mundësinë ta ndjekin mësimin nga shtëpia.

Donacioni në fjalë nga ana e kompanisë “Ecolog International” do t’i përfshijë fëmijët e familjeve me gjendje më të rënduar ekonomike si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në Shqipëri, Kosovë e më gjerë në trojet tona, transmeton Tetova Express.

Ky projekt kompanisë Ecolog International deri më tani është realizuar në qytetin e Shkupit më pas në qytetin e Gostivarit, Tetovës, në komunën e Bogovinës, Zhelinës, dhe Tearcës. Ky aksion do vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të mbuluar të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë. /Tetova Express/

Të fundit