29/03/2024
9.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ed Sheeran, Adele dhe Harry Styles yjet britanikë më të pasur nën 35 vjeç

Ed Sheeran, Adele dhe Harry Styles janë ndër njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën moshën 35 vjeç, sipas listës të Sunday Times.

Të gjithë muzikantët kanë një pasuri prej më shumë se 150 milionë paund pas sukseseve në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

Por ata nuk kanë mjaft para për t’u përfshirë në listën kryesore të të pasurve, ku njerëzit duhet të “mburren” me pasuri prej 350 milionë paund ose më shumë.

Për ata nën 35 vjeç, Ed Sheeran, 32 vjeç, renditet i shtati më i pasur me një pasuri prej 300 milionë paund, i ndihmuar nga albumi i tij i gjashtë i shitur me shpejtësi “Subtract”.

Adele, e cila tani është 35 vjeç, është në vendin e nëntë me 165 milionë paund. Këngëtarja e lindur në Londër ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe në fillim të këtij viti ajo njoftoi se rezidenca e saj luksoze në Las Vegas do të zmadhohej. Thuhet se ajo paguan 500,000 £ për shfaqje.

Harry Styles pati albumin më të shitur në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar me “Harry’s House”, dhe aktualisht është në turne në MB. Pasuria e 29-vjeçarit është 150 milionë paund.

Në krye të listës kryesore të të pasurve është Gopi Hinduja dhe familja, të cilët zotërojnë biznesee në të gjithë botën dhe pasuria e kombinuar e të cilëve është 35 miliardë paund, nga 28.4 miliardë paund vitin e kaluar.

Sir Jim Ratcliffe kthehet në top 10-shen e njerëzve më të pasur të Britanisë pas dy vitesh poshtë renditjes.

Tani me vlerë 29.6 miliardë £, Sir Jim është ndoshta më i njohur në këtë moment për betejën e tij për të blerë Manchester United, ekipin e tij të futbollit që nga fëmijëria. Ai e bëri pasurinë e tij përmes Ineos, një biznes kimik dhe lëndësh të para.e

Mbreti i sapokurorëzuar Charles III ka renditjen relativisht të ulët të 263-të në Listën e të Pasurve me një pasuri prej 600 milion £. Megjithatë, ai është më i pasur se nëna e tij e ndjerë, Mbretëresha Elizabeth II, e cila kishte vlerë 320 milionë paund, sipas listës së vitit të kaluar.

Në mënyrë të konsiderueshme më e pasur është JK Rowling, autorja e librave të Harry Potter. Ajo ka një vlerë prej 875 milionë funte, një rritje prej 25 milionë funte nga viti i kaluar. Ajo mund të bëhet akoma më e pasur – shkrimtarja thuhet se është në bisedime me rrjetin televiziv HBO për ta shndërruar krijimin e saj më të famshëm në një seri.

Ndërkohë, dy nga yjet e filmave të Harry Potter janë në listën e më të pasurve nën 35 vjeç. Daniel Radcliffe, 33, ka një vlerë prej 92 milionë funte, ndërsa Emma Watson, gjithashtu 33 vjeç, ka një pasuri prej 60 milionë funtesh.

Top Channel

Të fundit