19/04/2024
4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe një lehtësim për qytetarët e Zhelinës

Sot, Komunën e Zhelinës e vizitoi zëvendës Ministresha e Punës dhe Politikës Sociale znj.Sanela Shkrijel, ku bashkarisht me Kryetarin e komunës së Zhelinës promovuan hapjen e Zyrës për çështje sociale, e locuar në hapësirat e kësaj Komune.

“Gëzohemi shumë që Marrëveshja jonë e nënshkruar para disa muajve me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, sot bëhet realitet. Pra, duke nisur nga sot, qytetarët e komunës së Zhelinës do të kenë zyrë të posaçme e cila do të shërbejë për informacionet e kompetencave sociale, për të drejtat e fëmijëve parashkollorë, ndihmave sociale, të drejtat dhe sherbime në lidhje me pensionet, etj. Tani më, qytetarët e komunës së Zhelinës nuk kanë nevojë të shkojnë e të presin rradhë në Qendrën sociale në Tetovë, për një informacion të thjeshtë.
Si Komunë e Zhelinës punojmë vazhdimisht që shërbimet e pushtetit qendror t’i sjellim sa më afër qytetarëve tanë. Falenderojmë edhe njëherë këtë ministri që realizon projektet e decentralizimit të pushtetit dhe lehtësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve tanë” – theksoi i pari i kësaj komune Blerim Sejdiu./TV KOHA/

Të fundit