Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Edhe një parti zyrtarisht i bashkohet koalicionit me LSDM - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Edhe një parti zyrtarisht i bashkohet koalicionit me LSDM

Anëtarët e Kryesisë Qendror të PLD-së kanë vendosur të koalicionojnë me partnerin e vjetër të LSDM-së në zgjedhjet e ardhshme, konfirmoi lideri i Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski.

“Në kryesinë qendror të Partisë Liberale Demokratike të mbajtur dje, anëtarët vlerësuan se koalicioni me LSDM deri më tani ka qenë i suksesshëm, kështu që reformat në periudhën tjetër duhet të përfundojnë plotësisht për një proces të suksesshëm të integrimit evropian. Partia pret që vlerat dhe kërkesat liberale të partnerëve tanë do të respektohen”, tha Milevski, përcjell Zhurnal.

PLD ka diskutuar dhe identifikuar kandidatët për deputetë të cilët do të promovohen më tej në publik. Kujtojmë që në zgjedhjet e fundit parlamentare të PLD-së tre deputetë që hynë në Parlament, dy ishin gra. Pothuajse 50 përqind e këshilltarëve të PLD në këshillat komunalë janë gra. “Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Grave, si liberalë, ne kërkojmë barazi gjinore në shoqëri. Duhet gjithashtu të tregoj me krenari se nga katër nënkryetarët në parti, dy janë gra. Gratë në partinë tonë kanë funksione përgjegjëse, jo për shkak të kuotave, por për shkak të cilësisë dhe kompletimit”, shtoi Milevski.INA

Related posts

Në Hamburg të Gjermanisë arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Televizioni Koha

Është gjetur personi i cili u zhduk para dy ditësh në Manastir

Televizioni Koha

Nikollovski: Paunovski u shkarkua në bazë të ligjit dhe kodeksit etik

Televizioni Koha

Leave a Comment