Edhe një person nga tragjedia në Rramanli ka humbur jetën – Tv Koha
Kronika e Zeze Lajmi i Ditës Maqedoni

Edhe një person nga tragjedia në Rramanli ka humbur jetën

Ka ndërruar jetë edhe një person, nga fatkeqësia e shpërthimit të bombolës së gazit në fshatin Rramanli. Drejtori i Qendrës Emergjente Ilir Hasani, për Tv Shenja, bëri të ditur se kanë humbur pacienten e cila kishte plagë të rënda dhe nuk mundi të ju shpëtoj plagëve të djegies.

Ajo ka ndërruar jetë rreth orës 13:20 dhe kështu shkon në pesë numri i viktimave nga kjo fatkeqësi.

Tre persona kishin ndërruar jetë menjëherë, ndërsa personi i katërt, pasi u shtri në spital për kurim. Në Qendrën Emergjente, po mjekohen edhe dy persona të tjerë, të cilët poashtu kanë plagë të rënda. Kurse edhe dy të tjerë janë të shtrirë në klinikën e sëmundjeve kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”.zhurnal.mk

Related posts

Enti për statistikë me detaje për regjistrimin

Televizioni Koha

ASH: Qeveria nuk tregon pjekuri për seriozitetin e situatës, duhen masa urgjente

Televizioni Koha

ASH kërkon shkarkimin e ministres teknike, Rashela Mizrahi

Televizioni Koha

Leave a Comment