24/04/2024
7.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe sot pasdite paralajmërohet mot i ligë, bëni kujdes nga lëvizni

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët, nga mesdita jostabile, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë, shkarkime elektrike dhe kushte për shfaqjen e breshërit.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 26 deri në 32 gradë. UV=6.

Në Shkup me vranësira të pjesshme, pasdite jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 30 gradë. Deri të premten do të mbajë mot i paqëndrueshëm, paradite kryesisht me diell, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me më shumë reshje shiu, erë të fortë, shkarkime elektrike dhe breshër.

Të fundit