29/03/2024
18.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Edhe vullnetarisht do të fillojë kërkimi i djaloshit kumanovar që u aksidentua në Zhelinë

Edhe vullnetarisht do të fillojë kërkimi i shoferit të ri nga Kumanova, i cili ditë më parë me makinën e tij ra në lumin Vardar dhe ende nuk është gjetur.

Valon Miftari në rrjetet sociale ka njoftuar se nesër së bashku me disa shokë të tij, kanë vendosur që vullnetarisht t’i bashkëngjiten aksionit në kërkim të djaloshit nga Kumanova.

“Të gjithë për Erdonin! Nesër së bashku me disa shokë dronistë, vendosëm që vullnetarisht t’i bashkangjitemi aksionit në kërkim të djaloshit nga Kumanova, i cili u aksidentua në Zhelinë.
Lutje deri tek të gjithë ata që kanë drona dhe dinë t’i operojnë, mund të më kontaktojnë të mblidhemi sa më shumë t’i ndihmojmë familjarët! Nisja nga Shkupi ora 8 e mëngjesit. Ju falemnderit dhe përzemërsisht presim të na bashkangjiteni në numër sa më të madh të jetë i mundur!”, ka shkruar qytetari Valon Miftari.

Ditëve të fundit përveç policisë dhe Drejtorisë për Mbrojtje për Shpëtim, në kërkim të djaloshit që u aksidentua ditë më parë, janë përfshirë edhe pjesëtarët e ushtrisë./Telegrafi/

Të fundit