Editorial: Ahmeti t’i ndëshkojë funksionarët, para sa populli ta ndëshkon partinë e tij – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Editorial: Ahmeti t’i ndëshkojë funksionarët, para sa populli ta ndëshkon partinë e tij

Editorial nga Agjencia  e lajmeve  “Zhurnal.mk”

Qeverisja mes BDI-së dhe LSDM-së është në përfundim të mandatit kur kemi parasysh se më 3 janar 2020 do të formohet qeveri teknike e përbërë nga të gjitha partitë kryesore, e që ka për qëllim organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 12 prill 2020.

Kjo qeveri ndër prioritetet kryesore e kishte integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian, si dhe zhvillimin ekonomik e përmirësimin e standardit jetësor.

Nëse, integrimi në NATO po ndodh falë ndryshimit të emrit, ndërkaq për çështje që tani më janë të njohura nuk janë hapur negociatat me BE-në, dështimi më i madh po përjetohet në sferën e ekonomisë.

Ky sektor thuajse që nga viti 2002 udhëhiqet nga kuadër shqiptarë, por dështimet dhe anashkalimi i këtij institucioni që po ndodh në qeverisjen e fundit është për të ardhur keq.

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi nuk ka arritur të dalë nga ombrella e zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, duke mos arritur të përfundojë asnjë projekt nga ministria e tij, e që do të ishte në dobi të mirëqenies së qytetarëve shqiptarë.

Paaftësia e tij ka bërë që të dështojnë të gjitha investimet e planifikuara në zonën ekonomike të Tetovës, ku pritej të hapen fabrika të shumta e të punësohen mijëra punëtorë nga Pollogu. Përkundër këtij fakti, investimet kryesisht janë destinuar në zonën ekonomike të Shkupit dhe në zonat ekonomike në pjesët lindore të Maqedonisë së Veriut. Me miliona euro investime dhe mijëra vende punë janë hapur në Strumicë, Shtip e Prilep, qytete në të cilat kryesisht janë orientuar investitorët e huaj.

Asnjë strategji për përmirësimin e punës së pushtetit lokal

Bekteshi dështoi në realizimi i projektit 85 milion eurosh për ndërtimin e 8.5 kilometrave të rrugës nga Struga deri në Trebenishtë. Kjo rrugë duhej të lidhej me autostradën në ndërtim e sipër Ohër – Kërçovë, por edhe me rrugën e shpejtë nga Ohri nëpërmjet Peshtanit në Shën Naum, që duhej të kalojë nëpër Parkun Kombëtar Galiçica.

Kalkulimet politike, përfitimet personale dhe paaftësia profesionale kanë bërë që të dështojë çdo tentim për të dërguar një investitor në pjesën perëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Keqpërdorimet e ministrave mbeten pa ndëshkuar!

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vazhdimisht bën thirrje që të hetohet çdo funksionar i partisë së tij për keqpërdorim të posteve të cilëve u ka besuar, por deri më tani ende nuk është ndëshkuar ndonjë funksionar për dëmin që i ka shkaktuar shtetit, qytetarëve por edhe vetë partisë.

Rezultatet e ministrit të ekonomisë thuajse mund të barazohen me zero, kur kemi parasysh rëndësinë e kësaj ministrie dhe mundësitë e shumta për të kontribuar në dobi të popullit. Në qeverisjen e fundit, dikasteri i ekonomisë është ndër më të dështuarit, ndërkaq ministri Bekteshi ka shfrytëzuar postin vetëm për vetëkënaqësi dhe vetëplotësim karrierist.

Ai ka bërë udhëtime me shpenzime marramendëse, e mes tjerash edhe atë në SHBA, ku ka qendruar nga dy javë të plota dhe ka bërë jetë luksi me para publike, ndërkaq rezultati nga këto vizita ka qenë aspak i dukshëm.

Ministrat në shërbim të individëve dhe interesit personal!

Fatkeqësia më e madhe e disa funksionarëve është se atyre kur iu jepet mundësia e parë në jetë për të pasur ndonjë pozitë publike e shfrytëzojnë maksimalisht për plotësimin e egos së tyre dhe për përfitim personal.

Ndreqje të tenderëve për përfitime personale ose të miqve të afërt, udhëtime luksi jashtë shteti, si dhe hakmarrje e eliminim politik të personave që konsiderohen “kërcënim” për ministrin ose ndonjë funksionar tjetër, janë vetitë që shpeshherë i karakterizojnë personat që postin e shfrytëzojnë për vetëkënaqje.

Pakënaqësitë brenda partisë shqiptare në pushtet janë të shumta, pasi konsiderojnë se ministri Bekteshi më së shumti ka qenë në shërbim të zëvendës kryeministrit Koço Angjushev se sa në dobi të qytetarëve dhe partisë e cila e ka mbështetur që ai të qëndrojë në pozitën aktuale.

Kujdes me kuadrin në të ardhmen!

Është koha e fundit që BDI-ja tani në zgjedhjet e ardhshme të ketë kujdes me kuadrin që promovon, kryeisht të marrë parasyshë dhe të vlerësojë aftësitë profesionale të funksionarëve, karakterin si dhe moralin e personave që do të udhëheqin sektorë të veçantë.

Dëmi i shkaktuar në dikasterin e ekonomisë është shumë i madh dhe rëndë i riparueshëm, prandaj është koha që kryetari i BDI-së dhe çdo kryetar i nodnjë partie tjetër të marrë mësim nga dështimet dhe pasojat që mund të vijnë nga një kuadër joadekuat, joprofesionist dhe jobesnik.

Çdo tentim për të mbuluar gabimet e një ministri dështak, është ngjashëm sikur të mbulosh diellin me shoshë!

Related posts

Besimi thotë se Maqedoninë mund ta shpëtojë nga kriza ekonomike sistemi SMART

Televizioni Koha

Grabiti bastore, arrestohet një 21-vjeçar nga Shkupi

Televizioni Koha

52 raste te reja dhe 4 te vdekur mbrenda nje nate.Çfar argumente tjera na duhen për te besuar?

Televizioni Koha

Leave a Comment