19/04/2024
4.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Editorial/ Maqedonia e Veriut të ketë kujdes me Greqinë pasi mund ta pësojë si me Bullgarinë

Marrëveshja e Prespës i dha fund kontestit shumë vjeçar mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku kjo e fundit u zotua se do të bëjë ndryshimet e nevojshme që ishin dakordësuar, por që edhe përkundër se kanë kaluar 3 vite nga momenti i nënshkrimit, shumë nga pikat e marrëveshjes nuk janë zbatuar nga Shkupi, ndërsa kjo ka shkaktuar reagimin e Athinës, e këto veprime i konsideron si shkelje të marrëveshjes që ata kanë arritur.

Kontesti rreth 30 vjeç mes dy shteteve, ndikoi që marrëdhëniet mes dy vendeve të ishin të acaruara dhe frenoi rrugën integruese të Maqedonisë, pasi pala greke përdori të drejtën e vetos si instrument bllokimi, dhe si kusht për ta ndryshuar këtë qëndrim ishte ndryshimi i emrit kushtetues nga ana e Shkupit. Ky kusht shkaktoi reagime të ashpra dhe vite të gjata të bllokimit, ku negociatat e gjata nën monitorimin e OKB-s nuk po prodhonin asgjë, pasi asnjëra palë nuk pranonte të bënte kompromis, e që ndikoi që vendi ynë të futet në një udhëkryq të rrëzikshëm që po shkaktonte rritje të tensioneve të brendshme etnike, shkruan Zhurnal.

Ndryshimi i qeverisë solli edhe energji të reja në procesin e negociatave për të zgjidhur kontestin ms dy vendeve, e që rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës në vitin 2018, e cila solli ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, dhe hoqi pengesën e Shkupit për antarsim në Nato dhe BE. Na ndajnë vetëm 3 ditë nga 3 vjetori i nënshkrmit të kësaj marrëveshje, por disa nga pikat për të cilët janë dakordësuar palët nuk po zbatohen nga Shkupi, e cila ende në shumë dokumente, institucione dhe në arenën ndërkombëtare po përdor ermin e saj të vjetër kushtetues, që ka shkaktuar reagimin e fuqishëm të shtetit Helen, të cilët po kërkojnë që ajo të zbatojë marrëveshjen për të cilën ata janë dakordësuar.

Debutimi për herë të parë i Maqedonisë së Veriu në kampionatin europian, ishte një arritje e madhe për vendin tonë, por që e njejta shkatoi pakënaqësi tek pala Greke, të cilët reaguan ashpër, pasi fanelat e përfaqësuese së vendit tonë mbanin të shënuar emrin e vjetër të shtetit MKD, dhe jo atë që ishin pajtuar në Prespë, dhe në fanelat e saj Athina ka kërkuar që të jenë incialet “NM” ( Maqedonia e Veriut) ose “RNM”(Republika e Maqedonisë së veriut). Kjo është një përplasje diplomatike ndaj së cilës ne duhet të kemi kujdes, duke pasur parasysh se jemi anëtarsuar në NATO, por ende nuk jemi pjesë e BE-së, e veprimet e tilla mund të na penalizojnë duke pasur parasysh se Greqia është anëtare e saj dhe ka të drejtën e vetos, që mund të vie si një ndëshkim për Shkupin për mos rrespektimin e marrëveshjes shkruan Zhurnal.

Kjo është një “provokim” apo “gafë” e pa nevojshme, pasi kjo mund të përçojë mesazhe se Maqedonia edhe pse nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare, ajo nuk i respekton të nejtët e që komplikon edhe më shumë pozitën ndërkombëtare të vendit tonë, dhe krijon një imazh te keq që mund të na sjellë pasoja të rënda në të ardhmen.

Një veprim i tillë mund të ketë pasoja diplomatike për shtetin tonë, sidomos në situatën në të cilën gjendemi, ku ne po zhvillojmë negociata me Bullgarinë për të zgjidhur kontestin i cila na ka bllokuar procesin e anëtarsimit në BE, dhe kjo sjellje e Shkupit do të reflektojë në tryezën e negciatave, e që do të ndikojë që Sofia të jetë më e vëmendëshme dhe më kërkuese për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe të qëndrushme e cila do ti jepte fund mosmarrëveshjeve mes dy vendeve, shkruan Zhurnal.

Ne si vend duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj veprimeve që mund të shkaktojnë përplasje të tilla diplomatike, pasi një gjë e tillë reflektohet direkt në tryezën e bisedimeve, duke ndikuar negativishiht në pozitat negociuese të vendit tonë, e që një gjë e tillë mund të sjell pasoja të rënda për të ardhmen e shtetit tonë.

Të fundit